Hashim Thaçi bojkoton Këshillin Administrativ te Kosoves - (5 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dalë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, ku ka deklaruar arsyet se përse ka vendosur ta bojkotoj përkohësisht Këshillin Administrativ. Sipas Thaçit, prekja e integritetit territorial të Kosovës dhe disa arsye të tjera kanë bërë që partia e tij të shpalli divorcin me Këshillin e Përkohshëm Administrativ.

Thaçi publikon faktin se integriteti territorial i Kosovës është shkelur dhe vazhdon të shkelet dhe për të kjo çon në rritjen e kontrabandës dhe mbi të gjitha në një situatë jo të qëndrueshme. Thaçi ka përmendur ndarjen e Mitrovicës, si një pikë tjetër me të cilën partia e tij nuk bie dakort. Pyetjes së Tv Klan, nëse Thaçi do të hyjë në këshill pas një kërkese tjetër të Kushnerit, Thaçi u përgjigj, se ai do të vendosë të rihyjë në këshill kur situata të jetë përmirësuar.

Bernard Kushner ka pasur mbrëmë një takim të shkurtër me Thaçin dhe të premten pritet që ai të zhvillojë një takim tjetër në përpjekje për ta rikthyer atë në një këshill, që duket qartë se është në krizë. Ndërkohë Washingtoni po bën përpjekje për vendosjen e dialogut mes politikës serbe dhe shqiptare në Kosovë. Takimi është vendosur të zhvillohet në 22-24 Korrik në Washington. Nëse bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve janë të suksesshme, pjesëmarrësit dhe Sekretarja Amerikan e Shtetit Medlin Ollbrajt, do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended