Hashim Thaci nesër vizita në Tiranë - (10 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Hashim Thaçi, nënkryetari i Këshillit Tranzitor të Kosovës, do të vij nesër vizitë në Tiranë. Ish-lideri i UCK-së Hashim Thaçi do të takohet me liderit e shtetit dhe politikës shqiptare. Vizita e Hashim Thaçit të Këshillit Tranzitor në Kosovë të drejtuar nga Kushner vjen pas krijimit të këtij këshilli si një ngjarje historike për popullin Kosovar. Vizita zyratre e Hashim Thaçit në Tiranë do të zgjsë dy ditë.

Ardhja e Hashim Thaçit nesër në Shqipëri përkon edhe me hapjen e funsionimi e aeroportit civil ndërkombëtar të Prishtinës. Forcat Paqeruajtse të Natos në Kosovë, pohuan sot se që nesër aeroplanqt civilë do të lejohen të ulen në aeroportin e Prishtinës duke rigjeneruar trafikun ajror të njerëzve, por edhe furnizimin e Kosovës me ndihma humanitare./tvkan.al