Rrugët e ngrira në Tiranë - (28 Janar 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Edhe sot rrugët e Tiranës u gdhinë të ngrira në segmente të veçanta të kryeqytetit. Vështirësitë në qarkullimin e automjeteve dhe veçanërisht të këmbësorëve ishin evidente deri në orët e mesditës. Siaps zv/komandantit të Tiranës, Fatjon Alla, më problematike vazhdonin të ishin segmentet rrugore, te kryeqëzimi i ?Rruga Urës?, rruga e ?Kavajës?, segmenti nga ?Qyteti i nxënësve? deri në ?Kombinat?, rruga e ?Elbasanit? etj. Megjithatë nuk ka patur aksidente automobilistike. Sipas specialistëve të trafikut nga masat e marra për zvogelimin e sipërfaqeve rrugore të ngrira, ka qënë mbyllja e lavazheve anës rrugëve. Është i papranueshëm fakti që në një kohë kur në rrugët e shqipërisë hidhen në ditë me qindra ton kripë e skorie bashkia e Tiranës, ende nuk ka hedhur asnjë kilogramë kripë, për të shmagur ngrirjen e rrugëve. Ky indiferentizëm në drejtorinë e rrugëve në bashkinë e Tiranës, nuk duhet të justifikohet me pamundësinë e saj për të siguruar kripën sa më parë për tju paraprirë ditëve në vazhdim./tvklan.al