Vrasja në Tiranë tek Vasil Shanto - (11 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Masakër në Tiranë. Frika dhe tmerri ka pushtuar sot në mesditë banorë dhe kalimtar të rastit te kryqëzimi te ?Tirana e Re?. Tre të vdekur dhe një i plagosur rendë ka qenë rezultati i një atentati tip Kamorrist para shkolles Vasil Shanto. Katër të rinj që po udhëton me një makinë tip Volvo me targa të Tiranës, kanë qenë shënjestër e një mitrolozi të lehtë dhe disa automatikëve kallashnikov.

Vrasësit kanë qenë brenda një makine tjetër dhe pasi kanë parakaluar ju kanë zënë rrugën viktimave. Plumbat e shumtë kanë lënë të vdekur në vend drejtuesin 21 vjeç Sokol Allushi dhe dy persona të tjerë si dhe një të plagosur. Vetëm pak minuta pas vrasjes, në vendngjarja kanë mbrritur forcat e policisë, të komisariatit 2 dhe të shqiponjave. Sipas drejtuesve të policisë kryeqytetase, ngjarja e sotme duhet të ketë lidhje me ndonje konflikt tjetër të ndodhur kohë më parë. Atentati i sotëm në Titranë pas vrasjes së dy të rinjve dhe plagosjes së tre të tjerëve pranë presidencës para vitit të Ri, ka shtuar më shumë viktimat në rrugët e kryeqytetit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj