Nënsekretari Amerikan vizita në Tiranë - (14 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Shqipëria do të ketë mbështetjen e SHBA-së, nëse do të ecë në rrugën që ka nisur?. Kështu është shprehur në konferencën për shtyp, nënsekretari amerikan politikë i i Mbrojtjes dhe Sigurimit Uollter Sllouko. Ne dëshirojmë të shohim përparimet e qeverisë shqiptare vijoi Ullter Sllouko, për të vendosur rendin dhe për të luftuar kontrabandën. Gjithashtu zyrtari i lart Amerikan theksoi se SHBA do të ndihmojnë ushtrinë shqiptare për tu futur në Nato. Më pas ai ka nënvizuar sigurinë në rajon dhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin në Ballkanë.
Ndërkohë kryeministri Meta u shpreh se marrëdhëniet më SHBA kanë hyrë në një fazë të re pas kapërcimit të krizës në Kosovë. Kështu tha Meta ne kemi kërkuar nga nënsekratari amerikan përveç bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes edhe forcimin e mëtejshëm në fushën ekonomike e tregetare.

Kryeministri Ilir Meta:- "Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në shqipëri për këtë vit dhe kemi besim se do të shoqërohet nga shume vizita të tjera, pasi marredhëniet e shqipërisë me SHBA kanë hyre në një fazë të re. Kjo ka të bëj me sigurinë e gjithë rajonin e Europës Juglindore, ku Shqipëria bën pjesë. Kjo ka të bëjë me sigurinë, vetë zhvillimin e rajonit dhe vetë implementin e paktit të stabilitetit".

Nërkohë nënsekretari amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se vizita e tij do të pasohet nga ardhja e zyrtarëve të tjerë amerikanë. I pyetur për situatën në Malin e Zi, Sllouko ka potencial për tu bërë mjaft e rrezikshme./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego