Kompania Erikson në Tiranë - (25 Janar 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Çelet zyrtarisht në Tiranë zyra e kompanisë suedezë Erikson. Në një ceremoni modeste në prani të ministrit të Privatizimit Mustafa Muçi, biznesmenëve të njohur që veprojnë në shqipëri, si dhe miq e të ftuar të tjerë. Drejtori i Përgjithshëm i Eriksonit i ka uruar udhë të marë në punën e saj në Shqipëri. Erikson ka qenë prezent në shqipëri edhe më parë. Këto ditë sapo ka përfunduar një investim prej 2 milionë dollarësh, ku është mundësuar lidhja me celularë edhe në qytetin verior të Kukësit. Përfaqësuesi i Eriksonit në Tiranë tha për Tv Klan.

Përfaqësuesi i Eriksonit:- ?Misioni i kësaj zyre është që të bëj më prezent kompaninë Erikson në Shqipëri. Ne jemi këtu për të kontribuar për biznesin shqiptarë?.

Ndërsa sipas drejtorit të AMC-së Genc Hamzaraj, kjo zyrë krijon mundësi të reja edhe për AMC.

Genc Hamzaraj:- ?E shikoj si një shenjë të mirë prezencën e Eriksonit këtu në shqipëri, sepse është një nga kompanitë lider në fushën e telekomunikacionit. Kjo tregon një shenjë besimi të kompanive të tilla të mëdha për të investuar në shqipëri. Gjithashtu mundëm të krijojmë një urë komunikimi midis Shqipërisë dhe Kosovës?.

Ndërkohë sipas përfaqësuesit diplomatikë të Suedisë në Tiranë, çelja e zyrës së kompanisë Erikson në Shqipëri tregon rritjen e bashkëpunimt midis dy vendeve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended