Vrasja e tre të rinjve në Tiranë, hetimet - (12 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vrasja e tre të rinjve dje në Tiranë ka alarmuar krerët e policisë shqiptare. Vrasjet e njëpasnjëshme në kryeqytetin shqiptarë, ka mbledhur drejtuesit e anti krimit në ministri dhe shefat e policisë së Tiranës, për të hartuar luftën e përbashkët për frenimin e krimeve makabre. Drejtoria e Policisë Tiranë nxjerrë të dhënat e para të kësaj vrasje të trefisht. Sipas hetimeve paraprake rezulton se autorët e atentatit në rrugën ?Vasil Shanto? kanë pasur si qëllim vrasjen e 20 vjeçarit Andi Hasani, ndërsa viktimat e tjera Alushi e Zeneli kanë qënë viktima të rastësisë, që u mori jetën me shokun e tyre në makinë Hasanin./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended