Shefi amerikan Leri Rosen me Majdanin dhe Metën - (20 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka mbrritur sot në Tiranë shefi i misionit amerikan në Kosovë Leri Rosen. Shefi amerikan takon personalitetet më të larta të shtetit, presidentin Rexhep Mejdani dhe kryeministrin Meta. Në takimin me presidentin Mejdani, Rosen pasi ka bërë një prezantim të situatës në Kosovë dhe punës së misionit amerikan atje, nënvizon edhe rolin parësor që duhet të luaj shqipëria në bashkejetesën politike dhe etnike në Kosovë. Shefi i misionit amerikan në Kosovë u shpreh se duhet të arrihet një bashkëpunim më i madh mes faktorit ndërkombëtar dhe vetë kosovarëve. Kryeministrin Meta tha se ngritja e institucioneve demokratike do të forcojë bashkejetesën ndërmjet etnive. Kontributi i Shqiperisë tha Meta do te jetë i përditshëm, kontribut i cili është në përputhje më politikën e jashtme të gjithë rajonit. Çmojmë shumë ju drejtua Meta, shefit të misionit amerikan në Kosovë, politikën e SHBA-së për rajonin. Shqiptarët tha Meta po afirmojnë se janë për vlerat demokratike dhe jo për nacinalizëm absurd. Këtë e tregon përfshirja në proceset demokratike në të gjitha vendet e rajonit ku jetojnë shqiptarë, ka përfunduar kryeministri./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended