Hetimet e gjykates speciale te Hages
  • 5 years ago
Ditëve të fundit janë shtuar ftesat nga Gjykata Speciale për ish-luftëtarët e UÇK-së. Sot të ftuar për intervistim nga Haga janë ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi dhe ish ushtari i UÇK-së, Jetullah Krasniqi. Një ditë më parë ftesë për intervistim i ka ardhur edhe ish komandantit dhe njërit prej themeluesve të UÇK-së, Azem Syla. Avokati mbrojtës i tij Besnik Berisha nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie është ftuar ish-deputeti i PDK-së në Hagë. Ky intensifikim i aktivitetit të prokurorëve të dhomave të specializuara për avokatin Tahir Rrecaj nënkupton se faza e hetimit do të mund të përfundoj më shpejt. Ai madje thotë se fundi i këtij viti mund të ketë edhe akuzat e para për personat e dyshuar.
?Besoj që fundi i këtij viti apo edhe fillimi i vitit ardhshëm mund të ketë edhe aktakuzat e para për shkak se dhomat e specializuara janë themeluar para 4 vitesh dhe kanë mbetur edhe një vit për përfundimin e mandatit fillestar.?
Sipas avokatit tjetër Gazmend Halilaj, të ftuarit e kësaj gjykate, nuk duhet të frikësohen t?i përgjigjen thirrjeve të saj.
Vetëm gjatë këtij muaji është rreth 30 numri i të ftuarve nga Dhomat e Specializuara. Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e luftës si dhe ka mandate të merret edhe me krimet e pasluftës të ndodhura në periudhën Qershor 1999-Dhjetor 2000. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 Gusht të vitit 2015 me 82 vota pro i patën thënë ?po? themelimit të kësaj gjykate.
Recommended