Kostoja e Gjykatës Speciale, shteti i Kosovës mbulon shpenzimet e të intervistuarve

  • 4 years ago
Janë mbi 250 persona të ftuar nga Gjykata Speciale deri më tani në cilësi të ndryshme për intervistim. Ndërsa këto ftesa janë shpeshtuar ditët e fundit, thuhet se deri në fund të muajit do të kalohet edhe tek ngritja e aktakuzave të para. Ata që në të ardhmen do të përballen me aktakuza dhe procese gjyqësore, do të ndihmohen nga buxheti i shtetit, dhe kjo po bën që të konsiderohet se ?Specialja? do të ketë kosto të madhe për Kosovën dhe se fondi në vlerë prej 1,5 milion euro, i cili parashikon mbrojtjen e të akuzuarve, nuk do të mjaftojë.


Kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati thotë se shumë shpejt do të jetësohen arrestimet e para.

?Pasaportat që ju kanë ndalë disave, nuk kanë drejtë me udhëtu jashtë vendit, këtu është përshtypja që aktakuzat e para do të ngritën. Kjo është edhe një plus tjetër. Ne besojmë që brenda këtij muaji apo deri ka fundi i vitit apo dhjetori?, thotë Gucati.

Sipas Rreze Hoxha, nga grupi për studime juridike dhe politike, ka ende shumë paqartësi në gjithë këtë proces, por ajo që është e sigurt, është se fondi i parashikuar për mbrojtjen e të akuzuarve, do të jetë i pamjaftueshëm.

?Janë marrë vendime ku është shpërndarë një pjesë e fondit për disa persona që kanë qenë të ftuar nga Gjykata Speciale, mirëpo për të cilët nuk ka informata zyrtare, nëse të njëjtit janë të akuzuar apo jo. Nëse vazhdojmë me këtë avaz, ndoshta edhe fondi i cili është paraparë për këtë çështje do të mund të ishte i pamjaftuar?, thotë Hoxha.

Ftesat për t?u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale janë intensifikuar. Kështu në Hagë është ftuar së fundmi edhe një nga themeluesit e UÇK, kryetar i PDK, Kadri Beseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Rexhep Selimi, dhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended