Zhbërja e Gjykatës Speciale/ Në Kosovë nuk e duan, por s’do të merret asnjë nismë kundër
  • 4 years ago
Pavarësisht polemikave të shumta se partitë politike mund të iniciojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale, kjo nuk pritet të ndodhë.


Deputetit i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pjesë e Qeverisë Hoti, Bekë Berisha thotë se pavarësisht se janë kundër punës së kësaj gjykate, nuk kanë në plan të marrin këtë iniciativë.

Madje, Berisha e sheh të pamundur zhbërjen e saj në këtë fazë kur veçse ka nisur ngritja e aktakuzave. Ai kujton tentativën e 2017-ës, por tregon se kanë hasur në presion të madh ndërkombëtar.

Ndërsa profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se edhe sikur partitë politike të arrijnë zhbërjen e Speciales, krimet kundër njerëzimit dhe paqes nuk parashkruhen asnjëherë, dhe si rrjedhojë një gjykatë tjetër mund të ngrihet nga bashkësia ndërkombëtare për t?i gjykuar pretendimet.

Polemikat për ndërprerjen e punës së Speciales u riaktualizuan menjëherë pas publikimit të aktakuzës së pakonfirmuar ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykataSpeciale#Kosovo#TopChannel
Recommended