Haradinaj: Për herë të 3 para Gjykatës për lirinë e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj dorëzon këtë të hënë formalisht dorëheqjen tek Presidenti Hashim Thaçi.Ky veprim përkon me një datë të rëndësishme për vendin. 9 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi se Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.Më 22 korrik të vitit 2010 anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë.Haradinaj e kujtoi këtë datë të rëndësishme, por duke sjellë në vëmendje se edhe 9 vite më parë ai u thirr në gjykatën e Hagës.RAMUSH HARADINAJKRYEMINISTER I DOREHEQUR I KOSOVËSPër koicidencë, një ditë para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike.Dorëheqja e Haradinajt erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Ai bëri të qarte se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.Kjo është hera e dytë që Kryeministri Haradinaj jep dorëheqjen për arsye të Gjykatës Speciale.Ai u largua herën e parë në vitin 2004 për të njëjtën arsye. Përveç Ramush Haradinajt, të paktën tridhjetë persona të tjerë janë thirrur nga Gjykata Speciale.I pari ishte komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa në fillim të këtij viti.Ndërkohë, Specialja e Hagës ka thirrur dhe krerët më të lartë të UÇK-së si Bislim Zyrapi, Jakup Krasniqi, dhe Sokol Bashota.Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit pothuajse të gjitha partitë politike, si nga koalicioni qeverisës, edhe ato të opozitës, kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Recommended