Vjedhja e armatimeve në bazën e Pashalimanit, gjykata lë në burg pa afat katër ushtarakët
  • 5 years ago
VLORE-Katër të arrestuarit për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit (lexo këtu), 2 roje dhe 2 përgjegjës janë lënë sot nga gjykata në burg pa afat me akuzën 'shpërdorim detyre' dhe 'dëmtim të aseteve ushtarake'. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje. Report Tv sjell pamjet nga seanca në Vlorë, ku ushtarakët dolën para gjykatës.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar gjatë seancës një masë sigurie më të lehtë për të katër të arrestuarit, detyrim paraqitje. Për avokatët mbrojtës, depoja e armatimeve nuk ka as kushtet më minimale të sigurisë. Sipas tyre në vendin e qëndrimit të rojës mungon ndriçimi, por edhe kamerat e sigurisë prej kohësh. Ndërkohë që një tjetër fakt, sipas tyre lidhet edhe me arsyen se një prej të ndaluarve Edlir Nelaj sipas avokatëve mbrojtës e ka marrë shërbimin në orën 08:00 të mëngjesit. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, avokatët shtuan se shërbimi i rojës është kryer në kushte mjaft të vështira të motit dhe temperaturave të ulëta.

Grabitja ndodhi në orët e para të së enjtes së kaluar, roja nuk ishte në vendin e qëndrimit që ishte përcaktuar, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të shiut dhe erës së fortë. Ndërkohë që përgjegjësit akuzon se nuk kontrolluan rojet gjatë shërbimit dhe hartimin e procesverbalit pa qenë prezent. Disa orë pas ngjarjes përgjegjësit dhe rojet u arrestuan, ndërsa sot me kërkesë të prokurorit Hyrjet Lamaj, gjyqtarja Herila Çela i la në burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë person të arrestuar për vjedhjen e armatimeve. Report Tv zbardhi pak ditë më parë dosjen
Recommended