Ndihmoi dajën për të vrarë Hekuran Billën për hakmarrje, gjykata burg pa afat të riut Sebastian Mali
  • 4 years ago
TIRANE-Gjykata ka lënë në burg pa afat Sebastian Malin, i arrestuar së bashku me dajën e tij Viktor Marku për vrasjen e Hekuran Billës. Seanca u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e medias, me dyer të mbyllura. Avokati i tij, Ilir Murati kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në qeli.

Mali përpara grupit hetimor u shpreh pas arrestimit se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf dhe se nuk është përfshirë në atentatin ndaj 40-vjeçarit. "Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty" mësohet se ka thënë ai.Por kush ishte roli i tij? Report Tv publikoi një video që ka zbuluar autorët. Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare. Sebastian Mali mësohet se vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan.
Recommended