Wake Up/ "Gjobë 300 euro, 5 ditë afat për të mbjellë një të re", dënimi nëse i pret pemët në Kosovë
  • 3 years ago
Fenomeni i prerjes së pemëve në mënyrë të paligjshme është një nga krimet më të mëdha mjedisore, në dëm të shëndetit të popullatës. Në fakt pavarësisht masave, gjobave apo edhe vënies përpara përgjegjësisë së autorëve, ai nuk është se është ndalur. Dhe nuk flitet vetëm për prerjen e pemëve në masivet pyjore, por edhe për rastet e pemëve që ndodhen në afërsi të zonave të banuara, brenda qyteteve. Në fakt morëm shkas për të trajtuar këtë temë e cila nuk njeh kufij, nisur nga rasti më i fundit që ka ndodhur në Prishtinë. Drejtuesi i një subjekt privat që ka dashur të rregullojë dhe të shtojë hapësirën përpara godinës, ka prerë një pemë shumëvjeçare. Por personi që ka kryer këtë veprim duket se nuk i ka shpëtuar ndëshkimit, është gjobitur me një shumë që është goxha e konsiderueshme, 300 euro por është ndëshkuar dhe me një masë tjetër: brenda 5 ditëve duhet të mbjellë një pemë për veprën e kryer. Por mos mendoni se mbaron me kaq. Në një lidhje Skype me Adonis Tahirin, Shef i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës tha se masat që janë marrë për të parandaluar prerjen e pemëve janë edhe mëtë rënda.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended