Qershitë në Dibër mbeten stok, fermerët: Nëse nuk sigurohet tregu, detyrohemi të presim pemët

  • 6 years ago
Dibra është një nga prodhuesit kryesor në vend të qershisë. Janë rreth 2500 ha plantacione qershi të mbjella në këtë qark vitet e fundit. Ndryshe nga vitet e kaluara ku kjo kulturë u dëmtua nga breshëri, këtë vit prodhimi është shumë i bollshëm, duke bërë që tregu të jetë plot.

Mungesa e një qendre grumbullimi dhe përpunimi ka bërë që prodhimi t'u mbetet pa shitur prodhuesve. Ata thonë se tregtarët e shumicës i mbledhin me çmim shumë të ulët ku varion nga 40-50 lekë.

Specalistët thonë se nëse 1 kg qershi shitet nën 50 lekë, fermeri del me humbje. Specialistët dhe fermerët thonë që nëse nuk merren masa për të siguruar një treg apo një qendër grumbullimi, atëherë do të jenë të detyruar t?i presin pemët, ashtu siç kanë bërë shumë fermer që prenë mollët:

Mungesa e një tregu të sigurtë për shumë prodhime të vendit, ka bërë që fermerët nga e gjithë Shqipëria, të dëmtohen me tonelata prodhime bujqësore.

Recommended