Ora News - Fermerët e Baldushkut ankohen për importin: Po na mbeten stok gjelat e detit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me afrimin e festave të fundvitit tregtarët e mëdhenj kanë rritur abuzimet me gjelin e detit. Fermerët ankohen se gjatë këtij viti importi i gjelave të detit të rritur në pulari dhe në shumë raste me hormone i ka dëmtuar rëndë pasi shiten më lirë, ndërkohë që malli i tyre mbetet stok.

Ata kërkojnë të merren masa dhe të kufizohet importi gjatë kësaj periudhe. Fermerët e Baldushkut një zonë e njohur për rritjen e gjelave të detit shprehen se importi nga Greqia këtë vit është shumë i madh.

Rritjen e importit të gjelave të detit për këtë vit e konstatojnë dhe të dhënat e INSTAT. Vetëm për periudhën janar-tetor të këtij viti janë importuar 114 mijë e 936 krerë më shumë krahasuar kjo me të gjithë vitin 2016.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjelat-e-detit

Recommended