Ora News - Në fushat e Baldushkut me gjelat e detit, kanë nisur porositë dhe shitjet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fushat e Baldushkut kënga e ndjelljes nuk resht së thirruri. Është mëngjes. Fermerët e zonës i gjen në valën e punës. Për ta ky është fruti i një mundi i shumë muajve të lodhshëm, të cilët priten të konkretizohen me këngën e gëzimit të fitimit.

Luljeta Harizi prej 22 vitesh merret me mbarështimin e gjelave të detit. Këtë vit ajo ka rritur 90 krerë.

39 vjeçarja tregon se ndonëse është herët për vitin e ri, shitja e gjelave ka filluar

"I kemi të porositur por dhe kemi shitur e do shesim prapë. 800 lekë është kg"

Luljeta tregon se çmimi i shitjes së gjelave mbetet i njejtë

Në Baldushk me rritjen e gjelave punojnë edhe më të vegjëlit. Griseldi është 14 vjeç. Në kohën e lirë ai ndihmon prindërit në kujdesin për gjelat.

Ndonëse tregu dhe zona kanë marrë një emër të mirë për gjelat e detit, fermerët tregojnë se kjo punë ka dhe hile, pasi disa tregtarë marrin gjela nga qytetet të tjera dhe i shesin si gjelat e Baldushkut

"I marrin nga Fieri nga Lushnja dhe i shesin si gjelat e Baldushkut"

Tregu i Baldushkut nuk ështe ende gati për këtë fundvit, megjithatë punimet kanë filluar për të pritur në një ambient së bashku femerët, gjelat dhe blerësit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-fushat-e-baldushkut-me-gjelat-e-detit-kane-nisur-porosite-dhe-shitjet

Recommended