Ora News - Universitetet s’kanë surpriza! Mjekësia, Ekonomiku dhe Drejtësia më të preferuarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 5 mijë e 200 maturantë depozituan dokumentet gjatë 48 orëshit të raundit të parë të regjistrimeve në Universitete.

As këtë vit nuk ka surpriza, Mjekësia, Ekonomiku dhe Drejtësia mbeten programet e studimit më të preferuar nga maturantët.

Fakulteti Juridik ka qenë preferencë e rreth 6700 maturantëve por vetëm 700 rezultuan fitues në fazën e parë, 614 prej të cilëve vajza.

Artan Hoxha: Krahasuar me vitin që shkoi, regjistrimi ka ecur pothuajse në të njëjtin ritëm me një ulje jo të ndjeshme. Aktualisht kemi 103-104 studentë të regjistruar.Për ata që nuk e shohin veten fitues në këto faza por mund të jenë fitues në degë të tjera por që nuk janë pëlqimi i parë i tyre unë do tu thoja të presin, sepse mundësia për tu regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë është relativisht e lartë.
Ndërkohë, Arjan Xhelaj, drejtues i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se edhe Mjekësia dhe Ekonomiku janë në krye të listës së preferencave.
Arjan Xhelaj: Dega kryesore që momentalisht ka numrin më të madh të regjistruar është Mjekësia e Përgjithshme, kemi 211 studentë të regjistruar nga 260 kuota dhe në Fakultetin e Ekonomikut rreth 120-125 studentë të regjistruar.
Por për ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë ka ende shpresë, pasi në fazën e dytë mund të mbeten 20 kuota bosh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/universitetet-skane-surpriza-mjekesia-ekonomiku-dhe-drejtesia-me-te-preferuarit

Recommended