Ora News - Paloka: Rama është i humbur. E kanë zhytur në gropë dhe nuk del sikur të hidhet përpjetë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se Edi Rama më 25 prill është i humbur dhe asnjë makinacion nuk e shpëton nga kjo. Ndryshimi i kodit zgjedhor pa konsesus, sipas Palokës është i pa pranueshëm, por kjo thotë ai po bëhet nga mazhoranca nën efektin e frikës dhe tmerrit që kanë nga largimi.

Ndryshimi i njëanshëm i kodit zgjedhor pas ndryshimeve të Kushtetutës, sipas nenkryetarit të PD-së, Edi Paloka, demaskoi faktin se qëllim nuk ishte hapja e listave por heqja e kolicioneve.

Sipas tij është e pa pranueshme që në një kohë kur loja ka filluar, të ndryshohen rregullat.

Edi Paloka: Praktikisht zgjedhjet janë shpallur, presidenti i Republikës ka shpallur zgjedhjet dhe që nga momenti që është shpallur dita, ne jemi në proces zgjedhor.

Të tentosh të ndryshosh rregullat e lojës, kur loja ka filluar, vetëm një si Rama mund ta bëjë.

Paloka nuk i kursen ironitë për Kryeministrin, kur thotë se ai që është angazhuar për të zgjidhur konfliktet mes shteteve të tjera, nuk respekton marrëveshjet e veta që garant kanë ndërkombëtarët.

Edi Paloka: Ky njeri, kryetari i OSBE-së që pretendon se do të zgjidhë mosmarrëveshjet e Lukashenkos me opozitën e tij, nuk pranon jo të zgjidhë problemet që ka me opozitën shqiptare, por nuk i qëndron një marrëveshje që ka nënshkruar vetë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/paloka-maska-ra-ps-nuk-donte-lista-te-hapura-por-heqje-te-koalicioneve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended