Ora News - Studenti: Politikanët, 30 vjet që dialogojnë dhe s'kanë bërë asgjë. Rama të na bashkohet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa marshonin drejt Ministrisë së Arsimit, i njëjti student që i rezervoi kryeministrit Rama dje përgjigjen "What the Fuck? për dialog, thotë se nuk do të ketë asnjë negociatë.

Për gazetaren e Ora News Nertila Dosti, ai thotë se politikanët kanë 30 vjet që dialogojnë mes tyre dhe nuk kanë arritur asgjë.

Ftesës së Ramës për dialog ai i përgjigjet me ftesë ndaj Kryeministrit për të dalë në protestë bashkë me studentët.

Studenti: Nuk ka përçarje, thjesht ka momente kur ka mendime të ndryshme. Po ja specifikoj Kryeministrit, nuk do të ketë dialog. Ata kanë 30 vjet që bëjnë dialog me njëri-tjetrin dhe nuk bëjnë asgjë. Pse duhet të ketë dialog sot? Kryeministri po mundohet që t'ia japë këtë protestë opozitës, PD-LSI, por po ja them live që nuk është e asnjërës.E ftoj të vijë të protestojë me ne si student se ka dëshirë të jetë student.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studenti-politikanet-30-vjet-qe-dialogojne-dhe-skane-bere-asgje-rama-te-na-bashkohet

Recommended