Top News - Kosovë, ministri Zemja: Masat ose sanksione ligjore! Deri në 8 mijë euro gjobë

  • 4 years ago
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj deklaroi se nga sot do të nisë zbatimi i masave të reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Ai e bëri të qartë se kush nuk I respekton ato, do të përballet me sanksione ligjore.


?Në mbikëqyrje të zbatimit të masave do të jenë punonjësit e Inspektoratit Sanitar, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë. Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente?, deklaroi Zemaj.

Për sanksionimin e qytetarëve që nuk respektojnë masat, Qeveria e Kosovës përmend ligjin për luftën kundër sëmundjeve ngjitëse. Në bazë të këtij ligji, nga 1.000 deri në 8.000 euro mund të ndëshkohen personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk e zbatojnë masën e përgjithshme ose të posaçme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse kur kjo është e domosdoshme. Megjithatë, Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, tha se nuk ka bazë ligjore për ndëshkimin e personave të cilët nuk zbatojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar më herët për REL se vepër penale përbaëjnë vetëm ata që e dinë se janë të infektuar por nuk marrin masa për mospërhapjen e sëmundjes.Qeveria e Kosovës vendosi një ditë më parë masa shtesë anti-Covid, e në disa qytete ku ka rritje të rasteve të reja si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria, do të aplikohet ndalimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArmendZemaj#Kosovo#TopChannel

Recommended