Wake Up/ Kosova ashpërson masat kundër COVID-19: Gjoba deri 8 mijë euro dhe 12 vjet burg
  • 4 years ago
Me rritjen e numrit të rasteve me COVID- 19 si dhe me humbje jete çdo ditë nga COVID- 19 po përballet edhe Kosova. E teksa në vendin tonë gjatë këtyre ditëve po flitet për zbatimin e masave dhe vendosjen e maskës tashmë si një detyrim, në të gjitha ambientet e mbyllura, në Kosovë duket se kanë filluar të zbatohen masa edhe më të ashpra, masa që ngjasojnë pak a shumë me ato gjatë periudhës së karantinës në vendin tonë. Në zbatimin e këtyre masave një rol të veçantë po luan policia e Kosovës së bashku me grupet e inspektorëve në të gjitha komunat e vendit të cilat kanë nisur aksionet për zbatimin e detyrimeve, ku shkelja e tyre penalizohet me gjoba të majme që shkojnë deri në 8 mijë euro deri në heqje të lirisë nga 2 deri në 12 vjet burg. Por krahas kësaj Kosova ka nisur zbatimin e një sërë masash për personat mbi 65 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, ka kufizuar aktivitetet tregtare, por ka mbyllur edhe kopshtet e çerdhet publike e private. Adonis Tahirin, Drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës tha se vetëm në tri ditët e fundit janë gjobitur 223 qytetarë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended