Kosova, përleshje në Mitrovicë - (18 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mitrovica problematike për sigurinë dhe qetesinë ne Kosovë. Në këtë zonë ka patur disa raste vjedhjesh, Një në Vushtri, një në Skënderaj dhe një në jug të Mitrovicës. Sipas ?Kosova Pres?, të dielën në pjesën veriore të Mitrovicës ka patur përleshje midis serbëve të fshtit Frashër dhe serbëve të Mitrovicës. Nga përleshjet e bandave serbe mendohet se është vrare një serb.

Ndërkohë dje ministri Maqedonas i Mbrojtjes Nikolla Klusev, u takua me ambasadorin e Natos në Maqedoni dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Bob Rude. Agjensia Maqedonase e lajmeve bëri të ditur se gjatë bisedimeve me gjeneralin Rude u fol për kontrollin e kufirit në pjesën me Kosovën, në kuptimin e marrjes së masave të sigurisë të koordinuar më forcat e KFOR-it, të cilat janë të vendosura në Kosovë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori