Kosova dhe regjistrimi i banorëve (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka nisur që në muajin Maj por deri tani nuk ka patur rezultatet e duhura. Ndërsa data përfundimtare e regjistrimit do të jetë 17 Korriku, OSBE-ja monitoruese e këtij procesi, mendon të fillojë një fushatë të madhe publicitare. Kamera e Televizionit Klan ka qënë në disa pika regjistrimi në Gjakovë dhe Prishtinë për të parë se si shkon procesi i regjistrimit atje.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është hapi i parë që duhet hedhur pëe zhvillimin në kohë të zgjedhjeve lokale. OSBE-ja ka marrë përsipër monitorimin e këtij procesi megjithatë rezultatet duket se nuk janë ato që priteshin. Deri më datën 26 Maj numri i të regjistruarve në të gjithë Kosovën e ka kalur shifrën e 300 mijë personave. Nga këta persona, 30 mijë nuk kanë patur dokumentacionin e duhur për tu regjistruar por nga këta, 21 mijë tashmë kanë siguruar dokumentet që u duhen.
Vetë administratori Kushner ka akuzuar dhe politkanët kosovarë për mos sensibilizimin e duhur të këtij problemi. Me rradhë, Thaçi, Rugova dhe Qosja kanë kërkuar më shumë pjesëmarrje për regjistrim nga kosovarët. Sipas zëdhënësit të OSBE-së mesatarisht në një qendër regjistrimi në Kosovë regjistrohen 85 persona në ditë. Ndërkaq shefi i regjistrimit pranë OSBE-së thotë se procesi i regjistrimit shkon normalisht. Ai shton se në fund të gjithë do të regjistrohen por kjo kërkon kohë.
Sipas disa përfaqësuesve të një qendre regjistrimi në Gjakovë thonë se regjistrimi këtu shkon normalisht rreth 200 veta në ditë por nga ana tjetër ka dhe njerëz të cilët nuk kanë se ku të regjistrohen. Zyrtarët e OSBE-së shpresojnë se njerëzit në momentet e fundit do të kujtohen se duhet të regjistrohen dhe shumë pak e kanë kuptuar se pa regjistrim nuk ka zgjedhje lokale.

Gazetare: Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended