Mediat dhe gazetarët në Kosovë - (23 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të mbështetemi në të vëretën dhe të jemi krejtësisht të pavarur. Kjo është motoja që përsëritet nga drejtuesit e mediave më të fuqishme në Kosovë. Kosova ka sot 7 gazeta lokale të cilat shesin 2500 deri në 15 mijë kopje në ditë. Qëllimi i të gjitha këtyre gazetave është i njëjtë të lexohen në një hapësirë sa më të gjerë e mbi të gjitha të rrisin numrin e kopjeve të shitura.

Ndërkaq Kosova do të ketë shumë shpejt tre televizione private. Dëshira e menaxherëve të televizioneve të ardhshëm është të kenë të drejtën televizive mbi programet që do të transmetojnë, praktikisht të mos mbështeten në pirateri. Një numër jo i vogël radiosh mbulon hapësirën e Kosovës, ndonse radiot më të fuqishmë ende nuk dëgjohen në gjithë territorin.

Edhe drejtuesit e radiove janë shumë të interesuar për të qënë të shpejt dhe të saktë në lajm. Pallat i medias i quajtur ndryshe rilindja është shtëpia e një numri të ndryshëm gazetash dhe radiosh si dhe agjensish informacioni. Stafi i gazetave dhe radiove përbëhet kryesisht nga të rij ndërsa pagat këtu variojnë nga 400 deri në 2 mijë marka gjermane.

Televizioni i Kosovës transmeton dy orë në satelitë megjithatë për të krijuar një program të shumë kërkuar për njerëzit edhe këtu duhet kohë. Transmetimi në satelitë është realizuar në mbështetjen e qeverive europiane dhe ka filluar së pari me fondet e qeverive hollandeze dhe norvegjeze. Tashmë ku television monitorohet nga OSBE. Megjithatë vetë gazetarët e RTK, e ndjejnë veten të kontrolluar duke marrë parasysh se transmetimi në satelit nuk paguhet nga vetë buxheti i RTK-së. Megjithatë shpejt Televizioni i Kosovës mund të filloj me katër orë transmetim në ditë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/