Presidenti Mejdani vizita në Kosovë - (24 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në inagurimin e panairit të dytë të librit shqip sot pasdite në Prishtinë ka përfunduar gjithë vizita e parë e presidentit të Shqipërisë në Kosovë. Në mjediset e Pallatit të Sporteve dhe Qendrës Studentore në Prishtinë kanë ekspozuar librin e tyre 120 shtëpi botuese nga e gjithë hapësira mbarë shqiptare.

Kjo ishte vizita e parë e një kryetari të shtetit Shqiptar që nga viti 1913 kur Ksova u shkëput nga Shqipëria. Në qendër të takimeve të presidentit Mejdani me shefin e OKB-së në Kosovë Bernard Kushner dhe kryekomandatit të trupave të KFOR-it Ortunjo, ishte çështja e mos lejimit të kantonizimit të Mitrovix=cës dhe Kosovës në përgjithësi. Siguria, rregjistrimi i popullsisë dhe ngritja e infrastrukturës për zgjedhjet e para të lira lokale në vjeshtën e këtij viti.

Takimin më të gjatë Mejdani e zhvilloi e krye administratorin e OKB-së në Kosovë Bernard Kushner. Presidenti Mejdani veç këtyre takimeve zhvilloi një vizitë në zyrën e gazetës më të madhe të Kosovës ?Koha Ditore?. Gjatë takimeve presidenti Mejdani vuri theksin në rëndësinë e ruajtjes së identit kombëtar shqiptar, gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në institucionet europiane e euroatlantike./tvklan.al

Gazetar ? Alfred Peza


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended