Presidenti Mejdani dhe afati per dorezimin e kandidateve ne KZQ (25 Maj 2000)
  • 4 years ago
Brenda 15 Qershorit Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani do të dekretojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve prej 7 anëtarësh. Sot është mbyllur afati që kreu i shtetit i kishte dhënë partive politike dhe shoqatave për të paraqitur kandidatët në një vend të lirë për këtë komision.
Të djathtët kanë refuzuar ftesën e Mejdanit duke kërkuar në shpërbërjen e komisionit elektoral dhe përfaqësim të njëjtë pozitë-opozitë. I mbetet Parlamentit që javën e ardhshme të zgjedhë dy anëtarë të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërsa nga një anëtar i përket Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit. Në mbledhjen e parë të Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve brenda muajit Qershor do të zgjidhet kryetari i këtij komisioni dhe do të nisë trolli i listave elektorale.

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended