Idajet Beqiri dhe Dilaver Bengasi akuzohen për mashtrim - (4 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Idajet Beqiri kryetari i Unitetit dhe Prosperitetit Demokratik dhe Dilaver Bengasi, kryeinspektor në Ministrinë e Rendit, akuzohen nga prokuroria për mashtrim dhe vjedhje. Ndërkohë që Idajet Beqiri ishte në një takim e artistët në Prokurorinë e Përgjithshme dy muaj më parë kanë nisur hetimet për të dhe policin e lartë Bengasi.

Një dosje pak e çudiçme që lidhin një politikanin kryetar partie me një oficer të Ministrisë së Rendit. Idajet Beqiri dhe Dilaver Bengasi akuzohen për mashtrim dhe vjedhje të pasurisë, me anë të gënjeshtrës dhe shperdorimit të detyrës. Prokurori i kësaj çështje është caktuar Kudusi Shahu. Sipas prokurorisë dy të akuzuarit po hetohen pasi ata akuzohen se kanë mashtruar ish-shefin e policisë rrugore të Peqinit i cili u prangos vitin e kaluar për korrupsion.

Idajet Beqiri dhe Dilaver Bengasi mashtruan kryepolicin Peqinas se në këmbim të 70 milion lekëve do ta lironin nga burgu, faktikisht me ndërhyrjet e tij prej avokati Beqiri ka arritur ti ndryshoj vetëm masën e arrestit nga arrest me burg në arrest shtëpie, pa mundur ti japin atij lirinë në gjykatë. Pasi polici i rrugores është dënuar gruaja e tij denoncon Beqirin dhe Bengasin se i kanë mashtruar duke i marrë dhe paratë.

Dy të akuzuarit e kanë quajtur këtë një turp dhe persekutim nga prokurorët shqiptarë. Si Beqiri ashtu dhe Bengasi përveç lidhjes së çuditçme në këtë skandal kanë qenë të dënuar më parë pas zgjedhjeve të vitit ?92 me akuzën e përbashkët genocid dhe krime ndaj njerëzimit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended