Presidenti Mejdani dhe anëtarët e KQZ -së (12 Maj 2000)
  • 4 years ago
Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka ftuar sot nëpërmjet një kërkese publike të gjitha partitë politike dhe shoqatat që deri me datë 25 Maj të paraqesin emrat e kandidatëve për një vend të lirë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kompetencë që Presidentit i buron nga Kushtetuta. Sipas Presidentit Mejdani kandidatët duhet të jenë të propozuar apo të mbështetur në struktura të larmishme të shoqërisë civile.
Përveç CV-së, propozuesit duhet të dërgojnë nëse kanë dhe materiale të tjera shoqëruese që vërtetojnë se kandidati gëzon një mbështetje nga një spektër i gjërë i shoqërisë. Ky veprim i Presidentit Mejdani vjen pas dorëheqjes rreh një muaj më parë të ish anëtarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ardian Klosi i përcaktuar nga Presidenti Mejdani.
Mbetet përcaktimi i tre anëtarëve të tjerë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, një përfaqësues që do të zgjidhet nga Parlamenti dhe një përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas dorëheqjes së ish anëtares Vjollca Meçe. Pas kësaj Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me përbërjen e plotë prej 7 anëtarësh do të nisë organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në muajin Tetor në Shqipëri.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended