Presidenti Mejdani takim me Stojanov - (29 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Përvoja Bullgare është e çmuar për ne pasi Bullgaria ndodhet në një stad më të avancuar me strukturat ndërkombëtare. Kështu i është drejtuar kryeministri Meta presidentit bullgar Peter Stojanov, i cili ka takuar sot gjatënjë vizite në Tiranë, personalitetet më të larta të shtetit. Në këtë aspekt vijoi Meta do të ishin mjaft të dobishme, bisedat dhe konsultimet paraprake në prag të veprimtarive nderkombëtare.

Kryeministri shqiptar ka falenderuar presidentin Stojanov, për mbështetjen që ka dhënë Bullgaria në miratimin e deklaratave apo rezolutave në favor të shqipërisë. Meta e Stojanov kanë premtuar se dy vendimet tona do të koordinojnë veprimet e tyre në organizata ndërkombëtare si dhe do të përkrahin njëra-tjetrën në to.

Sa më shpejtë të bllokojmë trafiqet dhe krimin e organizuar aq më shpejt do ti afrohemi Europës. Kështu ka deklaruar presidenti bullgar Peter Stojanov, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Rexhep Mejdani. Përveç bashkëpunimit në fushën e sigurisë Mejdani e Stojanov kanë nënvizuar rëndësinë e lidhjeve ekonomike e vecanërisht në sektorin privat.

Një vëmendje të veçantë presidenti bullgar i ka kushtuar gazsjellësit Burgas-Shkup-Vlorë dhe Korridorit 8. Sipas tij ky korridor ka vlera të veçanta por duhët të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi që do të vijoj me lidhjet hekurudhore, energjitike etj. Mejdani e Stojanov u shprehën se Shqipëria e Bullgaria duhet të kenë një rol parësor në Paktin e Stabilitetit./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended