Pollo takim me të ngarkuarën e SHBA - (9 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Miqësia dhe bashkëpunimi me SHBA është vullneti i shqiptarëve dhe orjentim strategjik i tyre. Anëtarët dhe votuesit e PD, nuk përkrahin sulmet e akuzat kundër amerikës të ndonjë zyrtari apo partiak të papërgjegjshëm.

Kështu është shprehur kreu i reformatorëve Genc Pollo, në takimin e pasdites me të ngarkuarën për Shqipërinë në Departamentin Amerikan të Shtetit Ula Solomon, e cila ka kërkuar të njihet me zhvillimet në vend dhe synimet e Lëvzjes Reformatore.

Pollo ka vlerësuar rolin e zotit Ahrens dhe ka shprehur besimin se OSBE do të angazhohet më tej në monitorimin e zgjedhjeve. Ky takim vjen menjëher pas një vizite në Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit paneuropian.

Genc Pollo, Kreu i Reformatorëve:- ?Ajo që mund të themi ishte një angazhim për të ndihmuar zhvillimet positive në Shqipëri, simpati për qëllimet tona që i kemi vënë vetes, megjithëse klima është e vështirë dhe Shqipëria të kthehet në një vend normal dhe në një demokraci si ato që e kanë mbështetur deri tani?./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/