Ilir Meta, takim me delegacionin e Bankes Europiane te Investimeve (21 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga takimi i Zv. Kryeministrit Ilir Meta me delegacionin e Bankës Europiane të Investimeve.

Banka Europiane e Investimeve do të japë fonde për një ndërhyrje të shpejtë në ristrukturimin dhe përmirësimin e menaxhimit të Koorporatës Energjitike. Këto i ka publikuar delegacioni i kësaj banke në takimin me Zëvëndëskryeministrin Ilir Meta. Ata kanë nënvizuar nevojën e një koordinimi më të mirë të punës në të gjitha hallkat duke shmangur burokracitë.

Meta theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare në realizimin e një bashkëpunimi për përfundimin e projekteve në zbatim. Ai ka kërkuar dhënien e asistencës dhe investimeve të huaja për problemet më emergjente që po kalon sot vendi. Meta tha se së shpejti do të krijohet Fondi i Rrugëve, i cili do të hartojë projekte dhe do të thithë investimet e huaja për përmirësimin e infrastrukturës.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended