Meta takim me studentët e profesorët amerikanë: Të vendosur për të forcuar partneritetin me SHBA

  • 6 years ago
Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të shtunë ka pritur në Presidencë një grup studentësh dhe profesorësh amerikanë, me të cilët ka zhvilluar një bisedë.

Gjatë bashkëbisedimit kreu i shtetit, theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin dhe aleatin strategjik të vendit tonë dhe kombit shqiptar.

Në këtë takim, kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj strategjik me SHBA-të.

Shqipëria dhe kombi shqiptar do t?i jenë përherë mirënjohës SHBA-ve. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ndjej kënaqësi tek shoh kaq shumë energji pozitive mes jush, rinisë amerikane, për ta njohur vendin tonë.

Presidenti, Ilir Meta
Në vijim, Meta u kërkoi studentëve amerikanë që të ndajnë eksperiencën e tyre të vizitës në Shqipëri me bashkëmoshatarët e tyre.

Recommended