Ora News - Studentët e Ekonomikut te Dekanati në kërkim të diplomave të tyre, Kule i pret në takim

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Studentët e Ekonomikut po protestojnë sot para Dekanatit për pajisjen me diplomën e ciklit master.

Janë rreth 315 studentë që kanë mbetur peng të një mosmarrëveshje mes Rektoratit dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomikut.

Ata i janë drejtuar sot me një shkresë Dekanatit ku kërkojnë një tryezë të përbashkët me dekanin Dhori Kule për të përgatitur listat emërore me të dhënat e regjistrimit për matrikulim.

"Studentët do të kërkojnë nga Dekani të dorëzojë emrat e tyre sipas procedurës, fillimisht te Rektorati dhe pastaj të vazhdojë procedura në QSHA" raportoi gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi.

Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, konfirmoi për gazetarët gjatë transmetimit live që do ti presë në takim studentët.

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë dorëzuar më herët në rektoratin e Universitetit të Tiranës një peticion ku kërkojnë të pajisen më diplomat e studimeve master.

Rektorati i Universiteti të Tiranës ka reaguar në lidhje më këtë çështje dukë deklaruar se procesi i dorëzimit të emrave ka qenë i paligjshëm ndaj edhe i ka kthyer diplomat përsëri në fakultet pas 6 muajsh pritje.

Aktualisht çështja e diplomave të Fakultetit Ekonomik është në gjykatë, pasi rektorati pretendon se Fakulteti dhe QSHA kanë shkelur ligjin.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/studentet-e-ekonomikut-proteste-te-dekanati-ne-kerkim-te-diplomave-te-tyre

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/TcPm0pDJHp4

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended