Problemi i diplomave për studentët e ekonomikut/ MASH i jep të drejtë Kules! Urdhër Konit: Firmosi

  • 4 years ago
TIRANË- Ministria e Arsimit i jep të drejtë dekanit Dhori Kule, dhe i kërkon rektorit Mynyr Koni që të firmosë menjëherë diplomat për studentët e Ekonomit. Ministria e ka vlerësuar si konform ligjit matrikullimi e diplomave nga ana e Kules, pra dërgimin e listave direkt te Qendra Shtetërore e Arsimit (QSHA) dhe jo nëpërmjet rektoratit, për këtë arsye theksohet se nuk ka asnjë arsye për të shkaktuar vonesa me 1 vit në pajisjen e studentëve me diplomë.

Koni ka firmosur 11 diploma, ndërsa pjesën tjetër të mbi 300 studentëve jo, dhe një gjë e tillë sipas Ministrisë është në kundërshtim me ligjin.Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pasi u njoh me problematikën e mos-lëshimit të diplomave të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë (UT), përmes një shkrese të ministres ka kërkuar që UT të lëshojë menjëherë diplomat e studentëve. Studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT. MASR nënvizon se e drejta e studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të UT që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e studentëve. Gjithashtu, bëhet me dije se nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga diplomat, që numrat e matrikullimit të studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, i cili është një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Përfundimisht, MASR kërkon pajisjen e studentëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike me diplomat përkatëse, menjëherë", njofton Ministria.

Recommended