Ora News - Studentët e Ekonomikut ngujohen në fakultet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Studentë të fakultetit të Juridikut, Ekonomikut, Histori- Filologjisë janë ngujuar në ambientet e brendshme të universiteteve të tyre. Ata shprehen të vendosur se nuk do të largohen deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre. Gjithashtu nuk përjashtojnë grevën e urisë. "Nuk ka kthim pas" tha një student për mikrofonin e Ora News.

Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti përmes një lidhje direkte informon se në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë studentët kanë zgjedhur të protestojnë brenda fakultetit duke nxjerrë karriget dhe bankat jashtë auditoreve. Ata po qëndrojnë në fund të korridorit dhe jashtë auditoreve për të vijuar protestën. Ata kanë biseduar me pedagogët për të mos u penalizuar për mos pjesëmarrjen në mësim. Një situatë e ngjashme është dhe në fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Ata kanë shkruar dhe bojkot nëpër banka.
Ngujimi i studenteve tek Juridiku

Që prej orës 7 të mëngjesit studentët e Fakultetit të Juridikut janë ngujuar brenda sallave të tyre. Kanë kanë grumbulluar të gjitha bankat dhe karriget si barrikadë për të mos lejuar hyrjen Mësohet se nuk kanë hyrë nga dyert por kanë shfrytëzuar një dritare. Kanë pasur dhe një përplasje me rojet e sigurisë.

Në një lidhje telefonike për Ora News, studentët e Juridikut thanë se kjo formë proteste erdhi si masa e fundit ndaj një qeverie të shurdhët që nuk po merr parasysh kërkesat e tyre. Një apel patën dhe për policinë.

Studenti: Kemi provuar të gjitha protestat dhe zëri ynë nuk u dëgjua. Ndaj ne sot e bëjmë këtë si shenjë rezistencë dhe revolte ndaj një qeveri të shurdhër.Në i bëjmë thirrje policisë të mos ndërhyjnë dhunshëm tek studentët, protesta është paqësore dhe nuk jemi kërcënim për askënd.

Studentja: Kemi filluar bojkotin me turne.

Edhe studentët e Ekonomikut kanë bërë të njëjtën gjë, aktualisht janë në një mbledhje.

Situata tek Gazetaria

Ora 10:00 Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia zbardh takimin e studentëve të Gazetarisë me pedagogët.

"Takimi është thirrur nga studentët e Masterit, viti i parë dhe i dytë. Kanë qenë prezent pothuajse të gjithë pedagogët lidhur me një shqetësim që kanë pasur studentët që protestojnë lidhur me vitin akademik, nëse do të digjet apo do të gjendet një zgjidhje. Ka pasur një kërkesë garancie nga studentët për pedagogët. Pegagogët janë shprehur se do të gjendet një zgjidhje si për studentët që duan të ndjekin mësimin ashtu dhe për ata që protestojnë" informoi gazetari.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vijon-bojkoti-i-mesimit-studentet-ngujohen-brenda-fakulteteve

Recommended