Ora News – Studentët ngujohen nëpër fakultete, Ora News solli video çfarë ndodhi brenda
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Të enjten studentët zgjodhën të protestojnë duke u ngujar në fakultete. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë bllokuan hyrjen në institucion dhe nuk përjashtuan mundësinë për grevë urie. Ngujim pati edhe në Fakultetin e Ekonomisë ndrësa në institucionet e tjera vijoji bojkoti i mësimit.

Ngujimi brenda fakulteteve ishte mënyra që zgjodhën studentët për të protestuar ditën e enjte.

Në Fakultetin e Drejtësisë u bllokua hyrja në institucion. Studentët vendosën banka e karrige, ndërsa kjo situatë solli përplasje verbale mes tyre dhe rojeve private.

Dekanit i adresuan nje letër duke kërkuar shtyrjen e sezonit të provimeve dhe pagesës së tarifave. Ata nuk përjashtuan mundësinë për grevë urie.

Në Fakultetin e Ekonomisë të enjten kishte prezencë të punonjësve të policisë. Prej mbrëmjes së të mërkurës një grup studentësh nisën ngujimin ndërsa gjatë ditës u diskutua për vijushmërinë e protestës.

Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë auditoret dhe korridoret qëndruan bosh. Studentët zhvilluan një takim me pedagogët nga të cilët morën garanci për gjetjen e një zgjidhje për të mos rrezikuar vitin akademik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vijon-bojkoti-i-mesimit-studentet-ngujohen-brenda-fakulteteve
Recommended