Ekskluzive: RTV Ora zbardh çfarë ndodhi me 28 diplomatët, pas firmës së Gent Cakajt

  • 5 years ago
#rtvora
RTV ORA ka zbardhur listën e plotë me 28 emra, pjesë e reformimit të diplomacisë së Ministrisë së Jashtme dhe Punëve për Evropen.

10 diplomatë, Ministri në detyrë ka menduar t?i lirojë nga detyra në ambasadat dhe konsullatat e Shqipërisë në botë.

Pak ditë më parë Gent Cakaj u shpreh se disa prej perosnave në listë nuk plotësojnë as kriteret ligjore. Ambasada shqiptare në Athinë ka mbetur vetëm me ambasadaren Hobdari, pas skandalit të pasaportave. Cështjen është nën hetim të Prokurorisë, ndërsa Ministria i ka dhënë masë disiplinore ambasadores tonë në shtetin helen.

15 diplomatë që kanë shërbyer në misionet diplomatike jashtë vendit do të kthehen në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e tyre në vendin e lindjes.

Konsulla shqiptare në Milano Sadije Xheko, diplomati Xhelal Fejza dhe Sarandi Nako në Sofje kanë arritur moshën e pensionit, kështu që nuk do të shërbejnë më në misionet diplomatike.

Një ditë më parë Ministri në detyrë Gent Cakaj paralajmëroi se Ministria do të marrë masa dhe për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, e cila sipas tij është vënë në pikëpyetje në shumë vende për shkak të kritereve sesi është plotësuar deri tani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-rtv-ora-zbardh-emrat-e-diplomateve-te-liruar-nga-detyra

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended