Ora News - Tornado në Durrës, shikoni se çfarë ndodhi sot në qytetin bregdetar

  • 5 years ago
#oranews #tornado #durres

Moti i keq me reshje shiu e dëbore shkaktoi probleme në bujqësi dhe vështirësi në disa zona malore. Disa hektarë me sera janë dëmtuar në Durrës, si pasojë e furtunës që pëfshiu zonat bregdetare, ndërsa krijoi edhe një tornado. Në zonat malore të Dibrës, dëbora arriti 30 cm duke krijuar probleme, por rrugët janë të hapura.

Reshjet e shiut dhe të dëborës që u rikthyen në një pjesë të vendit kanë krijuar dëme të shumta në bujqësi dhe vështirësi në zonat malore.

Stuhia që përfshiu Durrësin pasditen e së hënës krijoi edhe fenomenin e rrallë të tornados në det, ndërsa ka dëmtuar disa hektarë sera në Shkozet.

Pronarët e serave thonë se nuk ishin të siguruar, ndaj të gjithë barrën financiare u duhet ta përballojnë vetë, por nga ana tjetër i ngushëllon fakti që dëmet ishin vetëm materiale.

"Nuk i kemi të siguruara këto sera, sepse tani i kemi nxjerrë çertifikatën", tha një fermer.

Ndërkohë në disa zona u rikthyen reshjet e dëborës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tornado-ne-durres-shkaterrohen-disa-hektare-sera

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended