Me shpejtësi 225 km/h, policia rrugore ndalon të riun, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë-Durrës

  • 6 years ago
TIRANË- Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrolleve është ndaluar një 28-vjeçar nga Preza, i cili po udhëtonte me 225 km/h.

Në postimin e tyre, Policia Rrugore shkruan se kjo shpejtësi është vrasëse, papërgjegjshmëri ndaj jetës, rrezik potencial edhe për jetën e përdoruesëve të rrugës. Sipas tyre, policia nuk ka qëllim gjobat por ka prioritet sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Në fund të ata i dërgojnë një mesazh drejtuesve të mjeteve:

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në shtëpi por ecni brenda limiteve që të shkoni me patentën në shtëpi se familja ju pret.

Policia Rrugore
Postimi i plotë:

Recommended