Çfarë ndodhi gjatë protestave kundër Ramës në Shkodër? Voltana Ademi kallëzon ministrin Lleshaj
  • 5 years ago
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, duke kërkuar njëherazi pezullimin e tij nga detyra.

Voltana Ademi, në kallëzimin që gazetari i Report Tv Ergys Kavaja disponon, shprehet se e kallëzon penalisht Lleshaj për shpërdorim detyre. Ky vendim i saj vjen lidhur me protestën që Bashkia e Shkodrës mbajti gjatë takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama në kryeqendrën e veriut, më 20 qershor ku prezantoi kandidatin e majtë për këtë bashki, Valdrin Pjetrin. Ademi thotë se tubimi i militantëve të PD-së ishte paqësor, dhe sipas saj nuk duhej përdorur gaz lotsjellësh nga Policia.

Teksa Rama ishte në Vaun e Dejës, qyteti i Shkodrës ishte bërë gati për ta pritur me protesta. Punonjës bashkie, militantë, dhe vetë kryebashkiakja Ademi ishin në terren duke sulmuar me gurë dhe shishe punonjësit e policisë dhe duke tentuar të çanin kordonin e sigurisë. Në këtë moment efektivët u kundërpërgjigjen me gaz lotjsjellës, ndërsa kryesocialisti Edi Rama përmbylli pa incidente takimin elektoral në pedonalen "Kolë Hidromeno". Sipas Ademit, urdhrat janë nxjerrë që para datës 20 qershor, dhe për këtë i kërkon prokurorisë të hetojë.
Recommended