Ora News - Ngjela: Studentët e mundën Ramën, i thirri nëpër salla hajdutçe
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Për avokat Spartak Ngjelën studentët e mundën kryeministrin Rama. I ftuar në studion e lajmeve ne Ora News me gazetaren Beti Njuma, ai tha se studentët me protestën e tyre ishin shumë herë më të përgatitur se Rama, i cili u mundua që ti merrte hajdutçe në ato salla dialogu.

Spartak Ngjela: Ky i priti studentët sikur të ishin ata gogla. U sulën edhe të korruptuarit e tjerë që ti merrnin. Kishte edhe tendencë që me anë të tyre të krijonin një destabilizim. Ata kishin një drejtim shumë të saktë. Kush i drejton nuk e dimë, por kishin drejtim shumë të saktë. Bravo i qoftë. Ishin të përgatitur dhe artikuloheshin në gjuhën shqipe më mirë se Rama, më të qartë dhe më konceptuake. Ata e mundën Ramën dhe nuk e mundën me protestën, e mundën se ky i thërriti nëpër salla hajdutçe, kudo ku hynte kryeministri fitonin studentët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngjela-studentet-e-munden-ramen-i-thirri-neper-salla-hajdutce
Recommended