Ora News - Bojkoti, studentët e Filologjikut me megafon nëpër korridore, auditoret bosh

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Në fakultetin e Filologjikut studentët kanë vijuar bojkotin e mësimit. Nëpër korridoret e godinës së fakultetit ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe tavolinat.

"Një nga problemet nuk kemi karrige për auditoret dhe detyrohemi të marrim nga sallat e tjera. Është dicka minimale që ne nuk e kemi në universitetin tonë," thotë një studente në një intervistë për gazetaren e Ora Neës, Xhensila Demollaj.

Ata tregojnë se protestën do e zhvendosin në universitete.

Do zhvendosim protestën me aksione të ndryshme në universitetin tonë. Do lexojmë libra, do shohim filma por do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave"

Studentja thotë qeveria në radhë të parë duhet të rrisë buxhetin

"Ku do gjendet fondet nëse nuk rritet buxheti i arsimit për të mbuluar shpenzimet e tjera "

Po ashtu ata me megafon dhe të ulur nëpër korridore, kanë përsëritur kërkesat e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tek-filologjiku-studentet-nxjerrin-ne-korridore-karriget-lene-auditoret-bosh

Recommended