Ora News - Rrumbullaku: Studentët mblidhen nëpër fakultete për të shmangur politikën
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu Olti Rrumbullaku tha se prej disa ditësh studentët mblidhen në auditoret e Fakulteteve. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, ai tha se kjo gjë bëhet për të qëndruar larg politikës, por edhe mbase për të krijuar një përfaqësi.

Olti Rrumbullaku: Unë tani po kthehem nga një takim të madh që kishim në fakultet.

Beti Njuma: Si ka mundësi që studentët janë zhvendosur nga rruga në faklutet në këtë orë të mbrëmjes.

Olti Rrumbullaku: Mesa kuptoj unë në disa nga fakultete ka takime të tilla. Ideja e studentëve është që mundohen të shmangin partitë.

Beti Njuma: Mos po mundohen të gjejnë përfaqësi?

Olti Rrumbullaku: Edhe ajo është.

Beti Njuma: Edhe nga ana e pedagogëve ka pasur një ndarje. Ka nga ata që nuk i kanë përkrahur?

Olti Rrumbullaku: Këtu ka kërkesa që janë pak më publike, sikurse ka kërkesa të herë pas hershme. Një pjesë e kërkesave ndikojnë edhe pedagogët. Nuk është se në atë pjesën e bashkësisë së pedagogëve janë të gjithë të qetë, apo pro cdo diskutimi që bëhet aty.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rrumbullaku-studentet-mblidhen-neper-fakultete-te-shmangur-politiken
Recommended