Ora News - Studentët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës: Bashkohuni me ne!
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tubimi i studentëve ndryshe nga ditët e tjera ka nisur prej korpusit në sheshin nënë tereza, i konsideruar dhe si një simbol i universitetit. Marrshimi drejt ministrisë së arsimit shmangu kryeministrinë, ndërsa studentët vërshuan drejt bllokut. Pavarësisht bllokimit të rrugëve mbështetja për ta ka qenë e plotë. Madje kanë marrë përshëndetje të drejtuesve të automjeteve

Thirrja: Bashkohuni me ne! Shoqëruan të gjithë rrugëtimin.

Para ministrisë së Arsimit fillimisht u vendosën studentët e mjekësisë.

Afrimi i marshuesve u përshëndet me entuziazëm.

Nuk mungoi as himni dhe simboli i shqiponjës.

Tërërisht paqësor studentët thumbuan sërish me pankartat e tyre të shkruajtura mbi letër. Një ngelës me mesatare 9.8 duket se është përgjigja për kryeministrin Rama. Madje për këtë kanë krijuar dhe një bisedë në whatsapp mes Lindita Nikollës dhe nënës së saj

Ministrja njofton se mori diplomën me mesataren 5.9, teksa nëna i përgjigjet me fjalët, ah ti ministrja ime. Dështimi i sistemit ishte një tjetër pankart. Sa u përket nismës së ministres Kumbaro për lecimin, i përgjigjen të m,bushtë kinezi shtëpinë me libra. Drejtuesve të vendit u kujtojnë se e kanë tapinë e shqipërisë. E duke u kujtuar protestat e vitit 1990, me ironi studentët kërkojnë ndjesë që nuk i lënë të vjedhin të qetë. Ndërsa me simbolin e një kamioni të fuqishëm, kanë vendosur kryeministrin rama duke u larguar me vrap. Për ata që vendosin të largohen ka vetëm një emër servil.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-marshojne-neper-rruget-e-tiranes-bashkohuni-me-ne
Recommended