Ora News - "Shqiponjat" krehin rrugët e Tiranës, shikoni operacionin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një operacion kontrolli është ndërmarrë mbrëmë nëpër rrugët e Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e rendit të Komisariati të Policisë Nr.3, në rrugën ?Asim Vokshi? gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri Pistoletë

Shtetasi Arsen Caka, u arrestua në flagrancë për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu në bulevardin ?Bajram Curri?, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në mjetin tip ?Renaul?, që drejtohej nga shtetasi Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit ?Kokainë?.

Shtetasi Gerard Ramaliu u arrestua në flagrancë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Janë sekuestruar në total :

- armë zjarri ?Pistoletë? me fishekë

- 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit ?Kokainë?

- 2 aparate celular

- automjet tip ?Renault?

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shqiponjat-krehin-rruget-e-tiranes-shikoni-operacionin

Recommended