"Ne rruget e Tiranes me therrisnin me emrin e rolit ne film"

  • 4 years ago
E ftuar në programin ?Rudina?, në Tv Klan këtë pasdite ishte pianistja e njohur Ermira Zyrakja Lefort.
Ajo është bërë mjaft e njohur për publikun në filmin ?Eja?, të regjisorit Pirro Milkani, në rolin e protagonistes Vjosana. Ishte viti 1987 dhe në kinema bëri bujë interpretimi i saj, ndonëse asokohe ishte nxënëse në liceun artistik ?Onufri? dhe fituese e disa çmimeve kombëtare në piano.
Ermira është e martuar me Fransua Lefort, shkencëtar i specializuar në bilogjinë molekulare, gjenetikë. Ai është gjithashtu Zv.President i parlamentit së kantonit të Gjenevës. Ata janë njohur në një koncert dhe janë prindër të dy vajzave, Jona 25 vjeç dhe Eni 20 vjeç.
Ajo jeton dhe punon në Gjenevë të Zvicrës, ku është shumë e njohur dhe e suksesshme për talentin në piano dhe është njëkohësisht edhe pedagoge.

Recommended