Ora News - LIVE/ Studentë para parlamentit me megafon Ramës: Askush s'ta ka besën! Plotëso kërkesat

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Përpara parlamentit po zhvillohet një protestë, ku përveç studentëve ka edhe banorë të "Astirit" por dhe qytetarë të tjerë.

Ora 11: 42 Studentët therrasin: S'ka dialog, s'ta kemi besen

Studentet therrasin me megafon: "Bëj çtë duash, nxirri nga xhepi jot . apo ku i ke futur dhe plotësi 8 kërkesat tona. Nuk ka vend as për dialog e as për negociata. Ju keni përdetyrë të bëni më të mirën për ne sepse ju paguheni me taksat tona."e bërë dialog me studentët por nuk ke zgjidhu asgjë. Ke bërë dialog me minatorët por nuk ke mbajtur fjalën. Ke bërë dialog me ish të përndjekurit politikë por nuk ke mbajtur fjalën. Nuk ta kanë besën aspak."

Studentet thirrje per proteste jo politike

Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike.

"Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake, por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë", tha një student.

Nderkohe brenda Kuvendit seanca ka nisur nisur me tensione.

Ora 11:20 Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re.

Protestës i janë bashkuar edhe banorë të Unazë së Re. Me pankarta në duar kundër ministrit Gjiknuri, ata bëjnë thirrje antiqeveriare.

"Jemi këtu për kauzën e studentëve dhe për shtëpitë tona", thanë banorët.

Ora 11: 04 Para kuvendit janë hedhur dhe tymuese. Gazetarja e Ora News informon se nuk janë studentët që kanë goditur por nga një militant.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-zhvendoset-para-parlamentit

Recommended