Veliaj: Askush nuk do ta pengojë ndërtimin e teatrit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Debati mbi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ende vijon dhe ligji për t?i dhënë kryeqytetit një godinë të re nuk është miratuar në Parlament, pas kthimit për rishqyrtim të draftit ligjor, që bëri Presidenti I Republikës. Por kryebashkiakun Veliaj mbetet i bindur se do të mbizotërojë interesi qytetar duke kapërcyer përplasjet politike.



Erion Veliaj: ?Jam i bindur se edhe në debatin që kemi sot për teatrin, në fund të ditës nuk do prevalojnë bindjet politike të secilit, si të pengojmë këtë apo deja vu-ja e Rozafës me këndin e lojërave. Në fund të ditës do prevalojë çfarë qyteti do lëmë për fëmijët: do lëmë inatet tona si monumente të qytetit apo do lëmë një infrastrukturë moderne, që fëmijët e gjeneratës tjetër të shkojnë në një teatër ku nuk do ngrijnë së ftohti, ku nuk do plasin vape, ku higjiena do respektohet në të gjithë infrastrukturën e vet, ku të ndihen krenarë në shfaqjen e tyre të parë si adoleshentë, në një vend ku do të ndihen si njerëz dinjitozë dhe një familje e ardhshme e qytetit tonë?.




Kreu i Bashkisë kujtoi debatet e mëparshme, të cilat u përballën me kundërshti, por që sot janë ndër më të vlerësuarat.



Erion Veliaj: ?Kemi marrë përsipër të fusim asetet e bashkisë, si çdo pronar tjetër toke në Tiranë, për të marrë mbrapsht koefiçientin që na takon nga një zhvillim të ri, në formën e një kopshti ose çerdheje të ardhshme. Në disa raste hapësira është aq e madhe sa mund ta konvertojmë edhe në një teatër të ri, por në disa raste mund të kemi vetëm 50-100 metra që përkthehen pastaj në 300-400 metra zhvillim. Kështu që, do të na duhet të shikojmë ku janë asetet ose ku janë tokat, nevojën për një çerdhe ose një kopsht shtesë, duke shkëmbyer ato pak metra që bashkia mund të ketë në një territor që mund të zhvillohet dhe pastaj për t?i marrë në natyrë në formën e një kopshti apo çerdhe?.



Këto qendrime kryebashkiaku i mbajti gjatë prezantimit të draftit për strategjinë që synon përfshirjen e nevojave të fëmijëve deri në 5 vjeç në vendimmarrjet e institucioneve bashkiake të planifikimit dhe implementimit urban. Dokument i hartuar nga studentë të Unviersitetit të Harvardit dhe Bashkia Tiranë.
Recommended